Sipas Reuters, Ukraina nisi një sulm të madh me dron në Moskë të martën, megjithëse të gjitha u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, tha ministria ruse e mbrojtjes. Ky sulm erdhi vetëm disa javë pasi Kremlini u godit në një sulm tjetër me dron për të cilin Rusia fajësoi Ukrainën, dhe si përgjigje e valës së fundit të sulmeve ajrore ruse në Kiev.
Ja çfarë dihet deri tani:
Ministria ruse e mbrojtjes e akuzoi sot Ukrainën për siq e quajti një sulm “terrorist”. Por ata thonw poashtu se i kanw rrëzuar të gjithë dronët e nisur nga Ukraina. Ministria e Mbrojtjes tha se tetë dronë kishin sulmuar kryeqytetin rus. Por një kanal Telegram me lidhje me shërbimet e sigurisë, tha se ishin përfshirë më shumë se 25 dronë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte duke punuar në Kremlin dhe ishte informuar për sulmin, duke shtuar se ai e kishte të qartë se sulmi ishte i kryer nga “regjimi i Kievit”. Nw anwn tjetwr, ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak tha se Kievi po i pwrcjell me “kënaqësi” sulmet duke paralajmwruar edhe më shumë sulme të tilla, edhe pse ai mohoi përfshirjen e Ukrainës nw kwto sulme.
Faqja e lajmeve RBC citoi një burim të thoshte se “më shumë se 10” drone ishin rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmeve. Nuk u raportua pwr asnjë vdekje. Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, tha se disa dronë kishin rënë mbi ndërtesat në Moskë, duke shkaktuar dëme të vogla.
RBC raportoi se tre ndërtesa ishin goditur nga dronët: dy pranë Leninsky Prospekt të Moskës jugore dhe një tjetwr në qytetin Moskovskiy, afër aeroportit Vnukovo.
Një ligjvënës i lartë rus tha se tre nga dronët ishin rrëzuar mbi periferinë ekskluzive të kryeqytetit Rublyovka, e cila është shtëpia e elitës politike dhe të biznesit të Rusisë dhe ku presidenti Vladimir Putin ka një rezidencë zyrtare.
Një banore e njërës prej ndërtesave të goditura në Moskë i tha Reuters se sulmi ndodhi rreth orës 03:00 GMT dhe se ajo u evakuua nga ndërtesa nga një ekip sigurie.