Petkoviq akuzon KFOR-in dhe thotë se protesta ishte paqësore

by informim

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se mandati i KFOR-it ishte “të mbronte popullin serb” dhe se sipas tij, ata “po mbronin kryetarët e rrejshëm” dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës.

banner

Ai duket se nuk e ka parë dhunën ku mbetën të lënduar gati 30 ushtarë të KFOR-it, duke thënë se protesta ishte paqësore.

“Ne këmbëngulim që Prishtina, përkatësisht KFOR-i, t’i lirojë dy serbët e mbetur që protestuan paqësisht para ndërtesës së komunës në Zveçan. Ata u dërguan në Mitrovicën jugore dhe u akuzuan për huliganizëm.” – ka thënë Petkoviq për RTS

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy