Stoltenberg: Dhuna në Kosovë i vë në rrezik aspiratat euroatlantike

by informim

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca veri-atlantike do të shtojë 700 trupa në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Në një konferencë për media me kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store, Stoltenberg ka thënë se “Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën”.

banner

“Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë të forcave rezervë, në mënyrë që ato të mund të dislokohen nëse është e nevojshme. Këta janë hapa të matur për të siguruar që KFOR-i ka forcat dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij. Dhuna e zmbraps Kosovën dhe gjithë rajonin dhe i vë në rrezik aspiratat euroatlantike. Si Prishtina ashtu edhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të de-përshkallëzuar situatën. Të përmbahen nga sjelljet e mëtejshme të papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”, ka thënë Stoltenberg, transmeton KP.

Ai ka deklaruar se sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës janë të papranueshme dhe duhet të ndalen.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat çuan në plagosjen e 30 paqeruajtësve. Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. KFOR-i, forcat e NATO-s, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë. Dhe ne do të vazhdojmë të veprojmë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy