Publicisti Veton Surroi ka thënë se kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me situatën e tensionuar në veri, nuk janë të vështira që të zbatohen nga Qeveria e Kosovës.
Në Klan Kosova, ai ka shtuar se nuk është e vështirë të krijohet gjendja në të cilën Komuna e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, të kenë prani të njëjtë policore sikur që kanë komuna e Graçanicës apo e Shtërpcës.
“Nuk mendoj se është kaq e thjeshtë lidhshmëria me sanksionet, por dosido, kërkesat nuk janë të atilla që nuk mund të zbatohen”.
“Nuk është e vështirë të krijohet gjendja në të cilën Komuna e Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut të kenë prani të njëjtë policore sikur kanë që komuna e Graçanicës apo komuna e Shtërpcës”.
“Pra të kenë zyrtarë policorë të rëndomtë. Mendoj se është fjala për njësi speciale dhe aty të gjithë pajtohemi se njësia speciale dhe komuna nuk shkojnë bashkë”.