ASHAK e indinjuar për dhunën ndaj policisë dhe KFOR-it, institucionet kosovare të zbatojnë detyrimet kushtetuese

by informim

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për situatën e krijuar, me rastin e tensioneve dhe të dhunës që shpërtheu ditëve të fundit në disa komuna të veriut të Kosovës.

Kjo Akademi, gjithashtu shprehet e indinjuar dhe e brengosur për aktet e dhunës në disa qendra urbane në veri të Kosovës, veçmas për sulmet e paprovokuara të bandave kriminele mbi Policinë e Kosovës dhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it, duke plagosur një numër syresh,

banner

”Pamjet e dhunës mbi trupat e KFOR-it dhe përgjithësisht të situatës së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, janë rezultat i politikave pro-ruse që ndjek mbështetësi dhe frymëzuesi i bandave kriminale, Beogradi zyrtar dhe presidenti Vuçiq. Ashtu sikundër kemi paralajmëruar edhe më herët, Serbia mbetet faktor destabilizues në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

”Me këtë rast shprehim keqardhjen tonë të thellë që Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve (SANU), hartuese e “Memorandumit” dhe ideatore e “botës serbe”, paraqitet sërish në publik me deklaratat e saj të zakonshme nacionaliste, duke e nxitur konfliktin dhe duke i quajtur zhvillimet në veriun e Kosovës dhe sulmet e bandave kriminale serbe mbi ushtarët e KFOR-it si “dhunë mbi popullin serb”. Akademia Serbe do të duhej të ndalojë të “prodhojë ide” dhe të hartojë politika që destabilizojnë Kosovën dhe mbarë hapësirën ballkanike”.

”Gjithashtu, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për ushtarët paqeruajtës të KFOR-it, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe sakrificë të pashembullt janë duke mbrojtur jo vetëm paqen në këtë pjesë të Europës, por edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

Tutje ASHAK, thotë se e mbështesin uqishëm aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin dhe aleatët e saj natyrorë, të përcaktuar për anën e drejtë të historisë.

”Jemi po ashtu thellësisht mirënjohës që NATO së fundi mori vendim të shtojë kontingjentin e vet me 700 trupa të reja në Kosovë, duke treguar përkushtim të paluhatur që agresioni serbo-rus të mos realizojë asnjë nga planet dhe synimet e tij në Kosovë”.

Derisa edhe kanë kërkesë për institucionet kosovare.

”Institucionet e Republikës së Kosovës, duke zbatuar detyrimet kushtetuese të një vendi demokratik europian dhe në miqësi me SHBA-në, është e domosdoshme të përballojnë situatat e rrezikshme në bashkëpunim dhe bashkërendim me aleatët, për të mirën e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të paqes e të sigurisë në rajon”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy