Dyshohet se veteranë serbë nga Beogradi, tentuan të futeshin në Leposaviq

by informim

Disa orë më parë Policia e Kosovës publikoi një njoftim ku shkruhej se ka ndaluar dy shtetas të Serbisë të cilët ishin duke bartur disa mjete të ndaluara, si: thika, maska, shufra të metalit dhe materiale propagandistike.

Dy serbët janë burgosur nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72” e cila është brigadë ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisa Jevtiq nga Bogradi, Krushevac-Serbi.

Fotografi ne Facebook njeri nga të arrestuarit pretendohet të jetë në Koshare

Njëri nga ta në profilin e tij në Facebook ka të publikuara fotografi nga lufta e po ashtu fotografi të medaljeve të dhëna nga ish presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq.

Njëri nga ta në profilin e tij në Facebook ka të publikuara fotografi nga lufta e po ashtu fotografi të medaljeve të dhëna nga ish presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq.

Medalja e nënshkruar nga Sllobodan Millosheviq për njërin nga të arrestuarit

Kallxo ka kërkuar të dhëna shtesë nga policia për të konfirmuar nëse hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të lidhjes së këtyre personave  me strukturat ushtarake, mirëpo përgjigja ka qenë të adresohemi në komunikatën zyrtare.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy