Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO: Qeveria e Kosoves gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në

by informim

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker thotë se qeveria e Kosovës gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Volker, ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës.

banner

Ndër të tjera ai ka thënë se gjendja është shumë e rrezikshme sepse edhe në të kaluaren kemi parë se si provokime të tilla nacionaliste kanë shpërthyer me konflikte në Ballkan. Sipas tij, zgjidhja e kësaj situate varet më shumë nga angazhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që duhet të zmbrapsin këto prirje nacionaliste dhe duhet t’i përqendrojnë përpjekjet tek krijimi i stabilitetit dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik për të gjithë.

Poashtu duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me deklaraten e Sekretarit Blinken me të cilen e kishte fakjësuar qeverinë e Kosovës për “hyrjen me forcë në komuna”, zoti Volker tha se “së pari, lidhja e ngushtë me Shtetet e Bashkuara është jetike për Kosovën. Prandaj ishte e nxituar dhe e pamatur nga ana e tyre që t’i ndërmerrnin këto veprime pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara”.

Intervisten e plotë të zotit Volker mund ta lezoni në linkun:

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy