Kurti për sanksionet Amerikane: I shqetësuar shumicën e kohës, i frikësuar asnjëherë

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë është pyetur nëse është i frikësuar për izolim ndërkombëtar pas sanksioneve që SHBA-ja ka vendosur gjatë të martës për Kosovën dhe nëse është i shqetësuar që BE-ja mund të suspendoj liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kurti ka thënë se është i shqetësuar në shumicën e kohës por thotë se asnjëherë i frikësuar, meqë thotë se ky është edhe përshkrimi i punës së tij, raporton Express.

banner

“Ju fillimisht pyetet se a jeni i frikësuar dhe pastaj a jeni i shqetësuar . Më lejo të them që jam i shqetësuar gjatë shumicë së kohës por asnjëherë i frikësuar, është përkshirmi i punës time që të mos frikësohem”, ka thënë Kurti.

“A nuk jeni i frikësuar nga izolimi ndërkombëtar, SHBA dje ju vendosi sanksione,  a jeni i shqetësuar që BE do të suspendoj liberalizimin e vizave që qytetarët tuaj pritet të marrin në janar”, ka qenë pyetja nga publiku

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy