Kurti: Së pari tërheqja e bandave, pastaj ulja e numrit të policëve dhe normalizimi i veriut

by informim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rrugëdaljen nga tensionet në veri e sheh në një “hekurudhë të drejtë me dy binarë”. Sipas tij, fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.

“Po punojmë shumë të gjejmë rrugëdaljen. S’duhet të jetë hekurudhë e lakuar, por me dy traka. E para të dilet nga kriza me sundim të ligjit, huliganët në Serbi ose në burg në Kosovë, e më pas ulja e numrit të policisë dhe normalizim të situatës dhe implementimi i shpejtë, i plotë, pa shtyrje e pakushte i marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Kurti në Forumin e Bratislavës.

banner
Kurti: NATO-ja e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se misioni i NATO-s është i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit të Kosovës.

Në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, Kurti ka thënë se ka koordinim e komunikim me NATO-n, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se pajtohen me çdo gjë.

“Siç e dini, ne e kemi NATO-n në Kosovë që nga gjenocidi dhe e konsiderojmë të pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen. Jemi në kontakt të rregullt me NATO-n. Ka koordinim e komunikim, por jo që pajtohemi gjithmonë në çdo gjë. Sikur në këtë rast. Ndërtesat u takojnë Republikës. E kuptoj se s’duhet të ketë shumë policë brenda, por s’duhet të ketë paraprakisht dhunë jashtë. Patë njerëzit duke sulmuar KFOR-in e policët tanë. 30 të lënduar, ka dhjetëra përgjegjës, por s’janë në burg. Ata duhet të burgosen”, ka thënë Kurti.

Kurti: Vuçiqi i ka rënë pishman që ka bërë marrëveshje

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i “ka rënë pishman arritjes së Marrëveshjes”.

Kurti thotë se me Marrëveshjen bazë të dakorduar në Bruksel, Serbia “e njeh de facto” Kosovën.

“Serbia është fqinja jonë veriore, por nuk e njeh Kosovën dhe ka thënë se s’do ta njohë kurrë, ndonëse se ka një marrëveshje më 27 shkurt e po ashtu një plan zbatimi të dakorduar në Ohër më 18 mars. Situata është e tensionuar, pasi kemi një tekst të përgatitur e të kthyer në Traktat bazë mes Kosovës dhe Serbisë që në esencë është njohje de facto. Zbatimi mungon, pasi Beogradi nuk do”, tha Kurti.

Ai ka folur për situatën në veri dhe zgjedhjet në katër komunat veriore që u mbajtën më 23 prill. Për kryetarët e sapozgjedhur të veriut, Kurti tha se “nuk mund të pretendojë se kanë legjitimitet të plotë politikë”.

“Komuniteti ndërkombëtar njohu këto zgjedhje, kështu që kryetarët duhet të shkojnë në zyra, që janë prona të Republikës sonë, e janë të zbrazuar. Kur ata tentuan të shkonin, banditë filluan të sulmonin policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s”, tha Kurti.

Ai ka thënë se Njësti Special i Policisë së Kosovës do të qëndrojë në komunat në veri derisa para komunave të ketë “banditë kriminelë që sulmojnë, e bëjnë grafite me shkronjën ‘Z’ dhe admirojnë presidentin despotik Putin, si dhe përkrahin pushtimin rus të Ukrainës”.

“Policia jonë po bën shumë punë profesionale. Është stërvitur nga Perëndimi demokratik, nga SHBA-ja dhe BE-ja. Është e orientuar nga Perëndimi, i di shumë mirë të drejtat e njeriut. Nuk ka shkelje nga ana e policisë sonë. Në këto komuna kam dhënë instruksion që nënkryetarët të jenë serbë, e qeverisja lokale të jetë shumëpartiake, shumëkulturore e shumëgjuhësore. Kryetari shqiptar punon me nënkryetar serb. Po funksionon”, tha Kurti.

Ai ka thënë se situata nuk është e lirë dhe fer, për shkak të presioneve e shantazheve që po bëhen nga struktura ilegale të organizuara nga Beogradi.

Kurti shprehet i gatshëm të takohet me Vuçiqin

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm të takohet më presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në diskutimin e organizuar në Forumin e Sigurisë në Bratislavë, Kurti kas thënë se takime të nivelit të lartë në kuadër të dialogut duhet të zhvillohen më shpesh dhe jo siç ka theksuar ai, një herë në dy muaj.

“Jam shumë i gatshëm të takohem, më pëlqen marrëveshje, njohja de-facto, duke përfshirë vetëmenaxhimin e komunitetit serb, sepse dua t’i mbrojë serbët, unë jam edhe kryeministër i tyre e nuk dua që të tjerët të vuajnë. E di si është të ndihesh jo i përfaqësuar e i pazë. Duam të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre. Por me një fusnotë, nuk mund të kompensojë Vuçiqin për humbjen që Serbia si shtet ka bërë për shkak të humbjes së regjimit të Millosheviqit. Jam këtu që serbët të shijojnë gjitha të drejtat. Vetëmenaxhimi, korniza e mbrojtjes së minoriteteve, është diçka për të cilën dua të angazhohem kur të implementohet marrëveshja”, ka thekuar Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy