Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e definojnë një lider të një vendi si të paparashikueshëm, s’ka më ditë të mira për të,
Në Pressing të T7, Latifi ka thënë se nuk e di nëse kryeministri Albin Kurti ka ardhur deri në atë pikë sa t’i vendoset “etiketa” si lider i paparashikueshëm.
“A ka ardh Kurti deri në atë moment kur State Departmenti ia vendosin etiketën se ky është lider i paparashikueshëm, nuk e di, por në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e definojnë një lider si i paparashikueshëm, ai më ditë të bardhë nuk ka me pa”, ka deklaruar Latifi.
Latifi më herët kritikoi Kurtin lidhur me gjuhën që ka përdorur kur e ka komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Latifi ka thënë se nuk mund të komunikohet me Blinkenin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë, pavarësisht mospajtimeve.
“Kurti është duke bërë gabime në hapa. Sido që të jetë situata, sa do që të jetë mosmarrëveshja e madhe, mospajtimet e mëdha, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është gjuha e komunikimit. Nuk komunikohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë mënyrë. Nuk komunikohet me Blinkenin në atë mënyrë…Na po harrojmë se sovranitetin e jashtëm na e garantojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cka nëse ato tërhiqen prej atij angazhimi?”, ka deklaruar Latifi.