Lista Serbe: Vendimi për paraburgim të protestuesve serb, motiv shtesë për të vazhduar me protestat paqësore

by informim

Lista Serbe e dënoi sot ashpër vendimin e gjykatës së Kosovës për paraburgimin e dy serbëve pa asnjë provë fajësie, vetëm sepse, siç theksojnë ata në njoftim, nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit për pastrimin etnik të veriut të Kosovës nga populli serb përmes pushtimit dhe persekutimit.

Lista Serbe thotë se ky është një motiv shtesë për të vazhduar me protestat paqësore dhe për të kërkuar lirimin e tyre.

“Ne dënojmë ashpër vendimin e paligjshëm dhe të pabazë të gjykatës së Kurtit, i cili urdhëron që bashkëqytetarët tanë të pafajshëm të mbahen në paraburgim pa asnjë dëshmi fajësie, vetëm pse nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit për pastrimin etnik të veriut të Kosovës dhe “Metohisë” nga populli ynë përmes okupimit dhe persekutimit Radoš Petroviq dhe Dushan Obrenoviq të scilët shprehën në mënyrë paqësore protestën e tyre kundër pushtimit të ndërtesës komunale në Zveçan dhe u përpoqën të qetësojnë situatën në terren, por mesa duket emrat e tyre serb mjaftojnë për të qenë në kazamatet e Kosovës”. thuhet në njoftimin e tyre.

“Përkundër thirrjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve, Kurti me këtë vendim për paraburgim ka treguar se dëshiron të ngrejë tensione me çdo kusht dhe të shkaktojë probleme”. “Për shkak të këtij vendimi të turpshëm për paraburgim janë ngritur tensione në veri të Kosovës dhe “Metohi” dhe është dukshëm edhe më e madhe pakënaqësia e qytetarëve, sepse për bashkëqytetarët tanë është e pakuptueshme që dikush mund të jetë pas hekurave pa asnjë faj, prandaj do të jetë një motiv shtesë që të vazhdohet me protesta paqësore dhe të kërkohet lirimi i Radoshit dhe Dushanit dhe të kthehen te familjet e tyre”, ka thënë Lista Serbe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy