Macroni e Scholzi duan takim me Kurtin e Vuçiqin

by informim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz duan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë javë.

Macron ka bërë të ditur në një konferencë për media nga Bratislava të mërkurën se ai shpreson që bashkë me Scholzin të takohen me Kurtin e Vuçiqin në Samitin e ECP në Kishinau të Moldavisë këtë javë.

Kurti sot në kryeqytetin sllovak u takua me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, të cilëve iu bëri të ditur se për ta qetësuar situatën në veri duhen larguar së pari protestuesit e dhunshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy