296
Tenisti austriak Sebastian Ofner fitoi kundër amerikanit Sebastian Korda i cili ndodhet në poziten e 24 të renditjes botërore me rezultat 6-3, 7-6 (1), 6-4 për të arritur në raundin e tretë të Roland-Garros në Stade Roland-Garros në Paris.
Ofner, i cili është i renditur në vendin e 118, do të përballet me italianin Fabio Fognini.
Korda pësoi një dëmtim në kyçin e dorës në Australian Open në janar, duke u rikthyer në fushë vetëm në Madrid muajin e kaluar. Fitorja e tij e vetme në terren me argjil në këtë sezon ishte në raundin e parë të Roland-Garros, kundër Mackenzie McDonald.