SHBA-ja: Kryetarët në veri t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve komunale, të tërhiqet policia

by informim

Kryetarët në veri të Kosovës duhet t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve komunale e Policia duhet të tërhiqet nga zonat afër, ka qenë kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Kosovës për Kosovën të mërkurën, pas tre ditësh tensionimi në veri.

Në deklaratën zyrtare në uebfaqen e Departamentit Amerikan të Shtetit, sekretari Antony Blinken ka thënë se ka qenë vendimi i Kosovës që të detyrojë hyrjen në ndërtesat komunale në veri të kryetarëve të rinj, ai që nxiti përshkallëzimin e tensioneve.

banner

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacionet alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura të Serbisë dhe t’u kërkojnë serbëve të Kosovës të ndalin sfidimin e KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të situatës së krijuar, Kosova tashmë ka marrë edhe sanksionet e para nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë se, Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund”, për të.https://zeri.info/inarticle.html

Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aletatët, sidomos SHBA-të. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedh të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

Theksojmë se si pasojë e dhunës nga huliganët serbë, më 29 maj në Zveçan 30 ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime. Tre prej tyre janë plagosur me armë zjarri.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy