Tuneli i Llogarasë hapet qershorin e ardhshëm

by informim

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Elvis Berberi u shpreh sot se janë hapur kantiere në të gjitha rrugët e vendit, duke nisur nga Rruga e Arbrit deri në Qafë Botë.

I pyetur për tunelin e Llogarasë, ai tregoi se punimet atje kanë ecur me ritme shumë të mira, falë edhe faktit që nuk janë hasur probleme gjeologjike dhe qershorin e ardhshëm ky tunel do të jetë i hapur për automjetet.

banner

“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion. Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur pune me disa fronte. Por për të shkuar në jug, nisim që nga baypasi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH për Euronews Albania.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy