Heidi Klum mbush 50… dhe është gjithmonë në top formë

by

Ajo ishte një nga supermodelet më të paguara në botë dhe ka pasur sukses në TV dhe si stiliste. Ajo është martuar tre herë dhe ka katër fëmijë. Sot është ne juri të American’s Got Talent. Dhe nuk pushon së joshuri në tapetin e kuq.

“Të mbushësh 50 vjeç nuk do të ndryshojë asgjë. Për mua është vetëm një numër, nuk ndihem pesëdhjetë, shikoj në pasqyrë dhe nuk shoh 50. Jam 25 brenda meje”. Nuk është ekzagjerim. Heidi Klum, e lindur në Bergisch Gladbach, pranë Këlnit, Gjermani, më 1 qershor 1973, është një sfidë e gjallë ndaj ligjeve të fizikës (me ndihmën e botoksit), falë trupit të skalitur dhe fytyrës së lëmuar. Gjenet e mira të modelimit e ndihmojnë atë si dhe, siç thotë ajo, një qëndrim pozitiv ndaj jetës. “Duhet të jeni optimist, të buzëqeshni dhe të bëni durim nëse keni rrudha rreth syve”, tha ajo.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy