“Mua s’më ka zgjedhur ambasadori” / Gorani: Intervista e sotshme e Kurtit ishte frazeologji elektorale

by informim

Gazetari, Dukagjin Gorani, ka thënë në Pressing të T7 se intervista e sotme e kryeministrit Albin Kurti në KTV ishte një frazeologji elektorale.

Gorani përmendi disa fraza të Kurtit gjatë asaj interviste, që sipas Goranit janë gjuha e vetme të cilën Kurti e njehë.

banner

”Intervista e sotme e kryeministrit, nëse e analizon është një përqindje e madhe është frazeologji elektorale. Këtë vend duhet ta duam, ju duhet të më ndihmoni, mua s’më ka zgjedhur ambasadori po populli. Këto janë frazeologji elektorale. Dhe ti e sheh që e ka një problem të madh, që nuk është veç problem i tij, por problem kombëtar dhe e sheh që është gjendje me u mbulu me frazeologji elektorale”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.

Më tutje, Gorani ka thënë se aleancat duhet të jenë synim, duke shtuar se Kurti i keqkupton këto

“Është duke u përdorur kolonializmi që nuk ka lidhje me aleancat”, ka thënë ndër tjerash Gorani.

Ai po ashtu referuar ngjarjes në Veri deklaroi se “është e nevojshme që të ketë zgjedhje të reja”. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy