Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Mat.
Policia tha se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasi B.K., 38 vjeç.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.