Shefi i NATO-s: Një batalion është në gatishmëri, në rast se situata përkeqësohet në veri të Kosovës

by informim

Shefi i NATO-s tha të enjten se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë” se aleanca heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike për përplasjet e vazhdueshme.

Vërejtjet e Jens Stoltenberg erdhën përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Anadolu-s nëse dërgimi i 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe mbajtja gati e një batalioni në rast nevoje të mëtejshme do të thotë se aleanca pret që përleshjet mund të kthehen në një konflikt më të madh në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Stoltenberg tha: “Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”.

banner

Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet.

Mes tjerash, ai tha se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”, shkruan tutje “AA”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy