Në fjalimin e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputeti Anton Quni pasiqë tregoi për rëndësinë e ushtrimeve të organizuara nga NATO dhe për përfitimet që do vinin me pjesëmarrjen e ushtrisë së Kosovës në Ushtrimet “Defender 2023”, ai e vuri theksin te dëmi i shkaktuar me përjashtimin e Kosovës nga kjo ngjarje ndërkombëtare e cila ndodhi pikërisht për shkak të sjelljeve të kryministrit Albin Kurti.
Deputeti Quni e dekodoj mesazhin që është dhënë me përjshtimin e Ushtrisë së Kosovës nga kjo ngjarje. Sipas zotit Quni, mesazhi tregon se Albin Kurti është mosmirënjohes dhe i pabesueshëm. Për shkak se kemi një kryeministër të tillë, ushtarët tanë e humbin mundësinë të jenë pjesë e projekteve të përbashkëta ndërkobëtare. Kryeministri Kurti e dëshmoj para forcave ndërkombëtare se është i pabesueshëm për projekte kolektive. Sipas zotit Quni, dëmi është i madh jo vetëm për ushtrinë e Kosovës por për tërë kombin.
Deputeti Quni ngriti dyshime lidhur me dashurinë e Albin Kurtit për Kosoven. Ju me fjalë e promovoni dashurinë për Kosoven ndërsa me sjelljet tuaja, Ushtrisë së Kosovës ja pamundësoni që me dashuri me mbrojtë Republiken. Ai e porositi kryeministrin Kurti që të shkoj dhe të kërkoj falje ushtarëve të Kosovës për dëmet dhe mosmirënjohjen që ata i përjetuan.