Deputeti gjerman: Dhuna në veri më solli në Kosovë, BE duhet ta kritikonte edhe Serbinë

by informim
Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vjen sërish në Prishtinë.

Beyer, theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit.

“Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna në veri më shtyu që spontanisht të vije në Prishtinë për të biseduar me shumë persona për zhvillimet në veri”, tha Beyer në Edicionin Special në Klan Kosova.

banner

“Nuk do të duhej të mendonim dhe të diskutonim me kategoritë e drejtimit të gishtit dhe kënd duhej fajësuar në pikëvështrimin e dhunës, dhe lëndimin goxha të rënda të ushtarëve të KFOR-it gjatë dhunës në veri”.

BEYER: Jam i dëshpruar

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.

Beyer, tregoi se Serbia po shkelë marrëveshjen e fundit, dhe siç tha ai, mungoi kritika nga BE-ja për këtë.

“Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Nuk duhet penguar ose votuar në mënyrë aktive kundër pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Beyer në Edicioni Special në Klan Kosova.

Deputeti gjerman potencoi se të dyja palët detyrohen të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

“Mua më ka dëshpëruar Bashkimi Evropian, se nuk erdhi zëri, për të kritikuar Serbinë. Ta dërgojë një mesazh të qartë, është diçka e barabartë, është diçka e ndërsjellë, të gjithë detyrohen për të bërë ato në çfarë janë zotuar në marrëveshjen e Ohrit, përndryshe është e vështirë të shkohet tutje”, shtoi ai.

“Duhet të përdorim ndikimin tonë te Beogradi që edhe në atë mënyrë që edhe ata të luajnë një rol konstruktiv në të ardhmen”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy