Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalën e kryeministrit Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të Republikës së Kosovës. Kransiqi i ka thënë Kurtit se me fjalimin e mbajtur ka ngjarë me një gazetar mediokër të një televizioni shtetëror,
Tutje Kransiqi e ka kritikuar Kurtin edhe që iu ka bërë presion kreytarëve të rinj për të shkuar në objektet e Komunave në veri.
Ai e ka sfiduar Kurtin duke i thënë të shkojnë bashkë në objektet e Komunave në Veri.
“Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty Hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”, ka thënë Krasniqi.
Kransiqi i ka thënë Kurtit se je duke luajtur me zjarr.
“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përvec që ke synime të tjera”, ka shtuar tutje Krasniqi.
Tutje kreu i PDK-së i ka thënë Kurtit se nga fjalimi i mbajtur në Kuvend, krejt çfarë tregoi Kurti ka qenë qëllimi me i çliru serbët. Kransiqi e ka quajtur Kurtin madje “çlirimtar i serbëve”
“Sot ti vec një qëllim e fole në fjalim, krejt cka the, the qëllim për me i cliru serbët. Paramendo kryeministri i Kosovës e paska qëllimin me i cliru serbët , çlirimtari i serbëve. Me i demokratizu serbët, kryeministri i Kosovës. Kqyri more punët e tua, njerëzit janë tui kë natë e ditë, e ti po me kallxon qysh duhet me bo parti politike në Beograd. Dertet e Vucicit t’ i po i mban. Po dojshe me i cliru ata. Nëse don me bo autonomi, e qaj o clirimi yt, atëherë na trego. Sepse po e dimë që e ke pranu një verzion katastrofal me Vucicin me nenin 7. Por sillu si kryeministër jo si propagandist”, ka thënë Krasniqi.