Kurti takon Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

by informim

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, ka takuar sot Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Gjatë takimit u bisedua rreth bashkëpunimin të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimit të sfidave të përbashkëta.

banner

Sipas njoftimit për media, Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar.

Në takim u bisedua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Në veçanti, znj. Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat të Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet”, thuhet në njoftim.

Pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me Kryeministrin ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy