Petkoviq: Kërcënimet e Kurtit janë një paralajmërim i përshkallëzimit total

by informim

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, me publikimin e listave të personave faji i vetëm i të cilëve është se nuk pajtohen me dhunën dhe poshtërimin nga “falangistët e Prishtinës”, është duke bërë të njëjtën gjë si të gjithë fashistët në histori që kërkuan të kriminalizojnë dhe çnjerëzojnë viktimat e tyre.

“Kërcënimet e Kurtit dhe shënjestrimi i njerëzve janë terror i pa maskuar dhe janë një paralajmërim i përshkallëzimit total, të cilin, shpresojmë se asnjë përgjegjës në bashkësinë ndërkombëtare nuk e dëshiron apo e përkrah”, ka përfunduar Petkoviq, thuhet në deklaratën zyrtare.

banner

Sipas tij, Kurti mund të kishte vendosur çdo serb apo serbe nga veriu i Kosovës në listën e tij, sepse populli serb në katër komunat në veri të Ibrit është i bashkuar në rezistencën e tyre ndaj sundimit dhe terrorit të tij të shpallur.

“Serbët nuk pajtohen me terrorin dhe nuk lejojnë të pushkatohen, dhe sado fashistë të Kurtit të vijnë në veri të Kosovës për t’ia grabitur popullit serb lirinë me autoblinda, automatikë dhe snajpera, gjithmonë do të jenë të gatshëm të bëjnë rezistencë paqësore dhe dinjitoze, sepse populli serb e do lirinë mbi të gjitha”, tha Petkoviq.

Sipas fjalëve të tij, duke publikuar lista për vrasjen e liderëve të shquar serbë dhe politikë serbë në veri të Kosoves, Kurti zyrtarisht shpalli karakterin fashist të qeverisë së tij dhe mori peng të gjithë ata banorë të Kosovës që duan vetëm paqe, stabilitet dhe mundësinë për të jetuar në një shoqëri normale në kohë paqeje.

“Kurti nuk kupton asgjë – as natyrën liridashëse të popullit serb, as faktin që sponsorët e djeshëm ndërkombëtarë e lanë atë në ujë, sepse më në fund e kuptuan se një person agresiv dhe irracional si ai po e çon të gjithë rajonin në tmerret e urrejtjes dhe konfliktit”, tha drejtori i Zyrës për Kosoven.

Ai shton se ashtu siç erdhi në pushtet me dhunë duke hedhur gaz lotsjellës ndaj disidentëve politikë dhe duke përmbysur kamionat me mallra të “kombësisë së gabuar”, sot po përpiqet me të njëjtat mjete të parandalojë “në mënyrë të pashmangshme – largimin e tij në historinë politike”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy