Senatori Murphy i bën publike kërkesat amerikane për Kosovën e Serbinë

by informim

Senatori amerikan, Chris Murphy i cili ka qenë para pak ditësh në Kosovë ka reaguar përsëri për situatën në veri të vendit dhe zgjidhjen që po kërkon amerika për de-eskalim, .

Murphy i cili mbrëmë ka zhvilluar edhe një telefonatë me Kurtin, sot ka listuar disa hapa që sipas tij duhet të ndërmerren për të de-eskaluar situatën.

banner

Ai ka thënë se forcat speciale të Kosovës duhet të tërhiqen nga objektet e komunave dhe Serbia merr hapa real për të ndalur protestat, ë caktohen zgjedhjet e reja, akses në objektet e komunave vetëm për shërbyesit civil dhe respektim të marrëveshjeve Kosovë-Serbi, përfshirë Asociacionin.

“Disa nga elementët më të rëndësishëm të de-përshkallëzimit: Policia speciale e Kosovës tërhiqet/Serbia ndërmerr hapa të vërtetë për t’i dhënë fund protestave. Zgjedhjet e reja të caktohen. Qasja në ndërtesat komunale e kufizuar për nëpunësit civilë. Marrëveshjet e mëparshme Serbi/Kosovë të respektohen, përfshirë Asociacionin”, ka shkruar Murphy.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy