​Serbët e përfshirë në dhunën ndaj KFOR-it në veri, si alibi përdorin dokumente false (Dokument)

by informim

Nikola Baldini, i përmendur nga kryeministri i Kosovës si njëri ndër personat e përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it italian dhe hungarez në veri, po përdor dokumente false për t’i ikur drejtësisë së Kosovës.

Burime të KosovaPressit kanë bërë të ditur se Baldini ka siguruar një dokument nga Qendra Klinike Universitare në Serbi-Qendra Urgjente me të cilën mundohet të dëshmon se gjatë kohës së dhunës ndaj KFOR-it ka qenë i shtrirë në këtë spital.

banner

Ky dokument nuk përmban vulë e as numër të protokollit, e gjithashtu i mungon nënshkrimi i shefit të Repartit në të cilin ishte “trajtuar”.

“Vërtetimi i lëshohet me kërkesë personale dhe shërben për rregullimin e pushimit mjekësor” thuhet në dokument.

Ndërsa dihet mirë se institucionet shëndetësore nuk lëshojnë vërtetime për rregullim të pushimit mjekësor, por kjo çështje rregullohet në bazë të flet lëshimit nga institucioni shëndetësor.

Baldini nuk e ka pasur të vështirë të sigurojë kësi lloj dokumentesh, me që dokumente të tilla lehtë mund të merren edhe nga institucionet paralele serbe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy