Sveçla paralajmëron ‘kriminelët e veriut’: Përgjigja do të jetë e shpejtë

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që pandëshkueshmëria e kriminelëve në zonën e veriut të Kosovës ka përfunduar.

Sipas Sveçlës, shumica e organizatorëve janë të njohura për Policinë dhe AKI-në.

banner

Tutje ai tha se  përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre “kriminelëve” do të jetë e shpejtë dhe e pakompromis.

“..shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkumërinë për kriminelët në këtë zonë(në veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në RTV Dukagjini.

Ministri Sveçla theksoi se Policia e Koosvës, Agjencia e Kosovës për Interlegjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy