Tahiri: Ku e merr guximin Kurti ta quajë naive politikën e jashtme të Presidentit Biden

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për tensionet në veri të Kosovës dhe tensionimin e raporteve diplomatike të Qeverisë Kurti me Qeverinë amerikane.

Tahiri thotë se Kosova po qëndron në ballinat e mediave ndërkombëtare, ku tregohet se i kërkohet asaj që ta de-eskalojë situatën në veri.

banner

“Që katër ditë jemi në ballina të gazetave më prestigjioze në botë, për eskalimin e situatës. Kosovës i kërkohet de-eskalim. Kjo është mjerim, kjo është katastrofë”, ka thënë Tahiri.

Deputeti thotë se Kurti po i rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kjo nuk mund të lejohet.

Ai i ka përmendur edhe fjalët e Kryeministrit Kurti për Sekretarin amerikan, Antony Blinken, deklaratat e të cilit i ka quajtur “të padrejta”, “të gabuara” dhe “naive”.

Tahiri pyet se ku e mori Kurti guximin të sulmojë në këtë mënyrë politikën e jashtme të Presidentit amerikan, Joe Biden.

“ku e merr guximin Kryeministri i Kosovës me e qujtë naiv politikën e jashtme të Presidentit Biden. Ky na përfaqëson krejtëve. Ky është Kryeministër i vendit. Nuk është thjesht Albin Kurti i opozitës. Prandaj, është e papranueshme”, ka thënë Tahiri

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy