Trendafilova: Me emërimin e West, ZPS bëhet me tri drejtuese femra

by informim

Menjëherë pas Kim West u emërua prokurore e specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ka reaguar e kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, duke i shprehur urimet për emërimin e saj si Prokurore e Specializuar.

“Duke iu referuar përvojës së gjerë të Prokurores së Specializuar në të drejtën penale si në nivel shtetëror ashtu edhe atë ndërkombëtar, kryetare Trendafilova theksoi se Uest “padyshim që do t’i shërbejë më së miri Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe do të kontribuojë qenësishëm për përmbushjen efikase të mandatit të kësaj zyre”.

Kryetare Trendafilova deklaroi se ajo “pret me kënaqësi të krijojë një marrëdhënie pune produktive me znj. Uest në nivel institucional dhe i uroi çdo të mirë prokurores West me fillimin e detyrës si prokurore e tretë e Specializuar e institucionit.

Sipas një njoftimi për media lëshuar nga Dhomat e Specializuara, Trendafilova gjithashtu vlerësoi volumin e punës së ndërmarrë nga paraardhësi, Xhek Smith, gjatë mandatit të tij si Prokuror i Specializuar, si edhe të Aleks Uajting, ushtrues i detyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili mundësoi vijimësinë e punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas largimit të Smith

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy