Detaje rreth vrasjes së 20 vjeçarit shqiptar në Itali

by informim

Mediat italiane kanë zbuluar detaje në lidhje me hetimet që po kryen për 20-vjeçarin me origjinë shqiptare që u gjet i vdekur pasi ishte qëlluar me armë në banesën e tij në Piacenza. Policia italiane ka marrë nën hetim vëllain e viktimës, vetëm 18 vjeç, i cili akuzohet për për vrasje me dashje. 18-vjeçari ishte personii vetëm që ishte në banesë me viktimën në momentin që ka ndodhur krimi.

18-vjeçari u mor në pyetje nga zv/prokurorja Daniela Di Girolamo në kazermën e Komandës Provinciale të Karabinierëve në Piacenza. Sipas avokatit të tij mbrojtës, Fabio Callegari, 18-vjeçari “u është përgjigjur spontanisht të gjitha pyetjeve të prokurorit dhe ka shpjeguar se vëllai i tij po mbante në dorë një pistoletë me të cilën qëlloi aksidentalisht veten duke ndërruar jetë.

“Për këtë arsye ai lajmëroi menjëherë shërbimet e urgjencës dhe u vu në dispozicion të autoriteteve”, tha avokati i 18-vjeçarit.

Nëse në të vërtetë ka qenë një aksident do të kuptohet vetëm në fund të hetimeve. Gjatë orëve të fundit karabinierët janë rikthyer në vendin e krimit për hetime të mëtejshme por nuk dihet nëse arma është gjetur. Për posedimin e armës , avokati i të riut është kufizuar duke thënë se “për këtë pikë janë ende në vijim hetimet mjeko-ligjore”.

Ngjarja ka ndodhur të premten kur pas një plumbi në kokë njëzetvjeçari, 20-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Autoritetet italiane janë të rezervuara në bërjen publike të identitetit të viktimës dhe vëllait të tij 18-vjeçar. /euronewsalbania/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy