Dua Lipa viziton gratë prapa grilave në një burg në Angli

by informim

Duke punuar me Fondacionin Booker Prize, Dua Lipa vizitoi kohët e fundit HMP Downview, një burg për gra në Surrey, për të marrë një vështrim të drejtpërdrejtë të Books Unlocked, një program i krijuar nga BPF dhe National Literacy për të nxitur një kulturë të leximit për njerëzit e burgosur.

Kjo vjen pasi këngëtarja Dua Lipa, kohët e fundit hapi një klub librash të sajën, të cilën e promovoi në kuadër të podkastit të saj, “Dua Lipa at Your Service”, shkruan LitHub.

banner

“Ishte thjesht një lloj futjeje në dhomë dhe kuptimi i librave që duan të lexojnë në kohën e tyre, se si kjo i bën të ndihen, se si kjo ka qenë në gjendje t’i ndihmojë ata të kuptojnë emocione dhe ndjenja të ndryshme”, thotë Dua.

Artistja e hitit “New Rules” shtoi se këto gra i dhanë frymëzim dhe u ndje e privilegjuar që pati fatin t’i vizitojë.

“Ka qenë vërtet frymëzuese dhe jam ndjerë shumë e privilegjuar të jem në atë dhomë për ta përjetuar atë me to”, shtoi tutje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy