Këshilla nga Marcus Tanner për kryeministrin e pamatur Albin Kurtin

by informim

Nga: Marcus Tanner, Londër

Një kryeministër i pamatur mund t’i ketë hedhur në kumar (bixhoz) letrat e mbetura të vendit të tij në veriun e trazuar.

Dy vjet më parë, në shkurt 2021, Albin Kurti erdhi në pushtet për herë të dytë me premtimet për të hequr “servilitetin” e qeverive të mëparshme ndaj Serbisë dhe separatistëve serbë në veri të Kosovës dhe për t’i detyruar këta të fundit të kthehen në shtëpinë e tyre të vërtet.

Sot, ajo strategji është në gërmadha. Qeveria e Kurtit tani ka më pak kontroll mbi Kosovën veriore se kurrë, dhe ai është refuzuar publikisht në një mënyrë të paprecedentë nga aleati kryesor i vendit të tij, SHBA, i cili në mënyrë të turpshme e ka ndaluar Kosovën nga pjesëmarrja e mëtejshme në stërvitjen mbrojtëse të NATO-s “Defender 23”. Aq shumë për integrimin e Kosovës në strukturat perëndimore të sigurisë.

Gjatë këtyre ditëve është vërejtur se mediat mbështetëse dhe politikanët e Albin Kurtit e kanë kundërshtuar dhunën e protestuesve serbë në veri me vendosmërinë e qetë të qeverisë për të zbatuar sovranitetin dhe sundimin e ligjit.

Sido që të jetë, strategjia e integrimit të veriut në pjesën tjetër të Kosovës është në rrëmujë; Çështja tani është nëse Kosova mund të varet nga diçka më shumë se sovraniteti nominal mbi komunat e saj rebele.

Është për të ardhur keq që Kurti nuk i lexoi librat e tij të historisë për konflikte të tjera të vështira, si ai në Irlandën e Veriut, ku një revoltë e armatosur nga nacionalistët irlandezë kushtoi mijëra jetë dhe shkaktoi kaos absolut deri kur qeveria e Mbretërisë së Bashkuar arriti ti qetësonte trazirat duke ofruar koncesione masive.

Njëjtë si në Kosovë, ishin të njëjtat argumente që e ndezën Irlandën e Veriut – filloi me sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit – por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mençuri i la ato qështje anash duke punuar në interes të gjerë të paqes dhe kthimit në normalitet.

Kurti nuk e ka marrë atë rrugë dhe ndoshta nuk mundet, pasi ka marrë pushtetin si një ideolog që kishte denoncuar çdo marrëveshje të mëparshme të arritur ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ashtu si shumë ish-studentë protestues, ai mbetet i fiksuar pas ideve abstrakte pa kontekst. Ai duket i painteresuar për t’u përballur në mënyrë pragmatike me faktet – një prej të cilave është se serbët e veriut janë shumë të sigurt në vendosmërinë e tyre për të pasur shumë pak lidhje me Kosovën dhe gëzojnë mbështetjen e qartë të një shteti fqinj që është më i madh dhe më i fuqishëm se Kosova.

Do të kishte qenë më e mençur për Kosoven që të lë në prapavijë çështjen e serbëve të veriut, sado e pavolitshme të jetë kjo edhe për sa i përket përballjes me kontrabandën dhe vjedhjet. Vendet e tjera e kanë bërë të njëjtën gjë. Irlanda vajtoi humbjen e Irlandës së Veriut në vitet 1920, por vazhdoi me shumë sukses pa të, dhe humbja e Belfast-it ndaj Irlandës ishte humbje shumë më e madhe sesa Mitrovica e Veriut për Kosovën. Humbja e Nagorny Karabakh nuk i ndikoi shumë as zhvillimit të Azerbajxhanit. Kohët e fundit e ka marrë pjesën më të madhe të saj, por vetëm sepse mundi, jo sepse i duhej.

Katër komunat veriore të Kosovës përbëjnë një fragment të vogël të territorit kombëtar dhe përfshijnë vetëm një qendër urbane të vogël, Mitrovicën e Veriut. Ekonomikisht dhe strategjikisht, “veriu” – një emërtim i gabuar, pasi nuk është gjysma veriore e vendit, por një pjesë e vogël e veriut – që thotë pak për Kosovën. Njerëzit e Ksosovës nuk kanë nevojë ta kalojnë atë, madje as t’i afrohen, për të arritur në tre nga katër fqinjët e vendit – Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. As nuk i përçanë të gjitha rrugët për në Serbi.

Do të kishte qenë më mirë që qeveria të investonte kohën e saj për të menaxhuar më mirë 90 për qind të vendit që nuk është në “veri”. Në vend të kësaj, ekonomia është në acarim, fushata e njohjeve ka ngecur plotësisht dhe emigracioni gërryen vendin e jetës. Ndërkohë, qeveria Kurti e humb kohën e saj duke u fiksuar në mënyrë të pafuqishme mbi rreth 50,000 njerëz të cilët qartazi nuk dëshirojnë të jenë pjesë e projektit kombëtar, por që megjithatë, me ndihmën e Kurtit, e kanë bërë veten problematike. Ndërsa Shqipëria po ripaketon veten si destinacioni i pazbuluar i ëndrrave të Evropës për pushime, Kosova po shkëmben një etiketë, si vendi më i ri i Evropës, me një tjetër, si vendi më i trazuar i Evropës, ngjajshëm me Ukrainën.

Nuk është për t’u habitur që SHBA-të po i lajnë duart nga rrëmuja veriore e Kurtit. “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri”, shkroi në Tëitter më 26 maj Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken – një qortim i plotë siq edhe mund ta imagjinoni.

Qeveritë perëndimore kanë pak instinkt për të ndihmuar njëra-tjetrën për t’u përballur me revoltat e brendshme. Evropa dhe SHBA-ja nuk i ofruan Britanisë shumë ndihmë për Irlandën e Veriut, derisa Britania e Madhe ofroi lëshime të mëdha – për të cilat SHBA-ja me kënaqësi më pas ndërmjetësoi dhe pretendoi meritën për to. Nëse Kosova mendon se dikush do ta ndihmojë për të nënshtruar serbët e veriut, në fund ajo do të flasë vetë me veten.

Marcus Tanner është redaktor i Balkan Insight dhe autor i “Albania’s Mountain Queen, Edith Durham and the Balkans” [Tauris].

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy