Eva Longoria kohët e fundit foli për rikthimin e Desperate Housewives.
Në një intervistë të re me Access Hollywood, Longoria, e cila është e zënë me promovimin e debutimit të saj si regjizore e “Flamin’ Hot”, foli për personazhin e saj Gabrielle Solis në serialin e suksesshem “Shtëpiake të dëshpëruara”. “Do të ishte patjetër një influencer”, tha aktorja e kthyer në regjizore. Longoria vazhdoi, “Do të ishte si një manjat i mediave sociale”. Duke folur për rifillimin, aktorja tha se “do të ishte e para që do të regjistrohej”. “Më mungon shumë Gabby. Më ka marrë malli të jem Gabby Solis”. Megjithatë, Longoria ka theksuar se krijuesi i serialit Marc Cherry mund të mos jetë i interesuar për një rifillim. “Kam folur me të disa herë,” tha ajo.

Aktorja tha se televizioni ndryshoi pas premierës së “Shtëpiake të dëshpëruara” në 2004. “Unë vij nga brezi i 24 episodeve në vit për një dekadë të jetës sonë. Nuk ka më gjëra me gjashtë episode për sezon”, vazhdoi ajo duke shtuar se “Ishin 24 episode në vit, ne i nxorëm plotësisht ata personazhe.” “Njëzet vjet më parë, ne po thoshim diçka për moshën dhe të qenit shtëpiake, dhe ishte tronditëse. Ka shumë gjëra që kemi thënë dhe bërë që kanë qenë novatore, dhe nuk mendoj se janë njësoj tani. Tani është si normë”, përfundoi ajo.