Madridi në garë për Kane

by

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka udhëzuar bordin e klubit që të sjellë Harry Kane në Bernabeu.

Spekulimet janë të shumta për të ardhmen e kapitenit të Anglisë, 29 vjeç, pasi Spurs përfunduan në vendin e tetë në Premier League. Kjo ndodhi edhe pse talismani i tyre shënoi 30 gola në ligën e parë në një sezon për vetëm herën e dytë të karrierës së tij frutdhënëse. Dështimi për t’u kualifikuar në ndonjë kompeticion kontinental e ka lënë Kane duke konsideruar opsionet e tij si Manchester United, Bayern Munich dhe Newcastle meqë janë të gjithë të etur për sulmuesin. Megjithatë, The Athletic pretendon se Madridi është gjithashtu i gatshëm të bëjë të ndjehet prania e tyre në garë pasi numri 9 i tyre, Karim Benzema, më në fund konfirmoi synimin e tij për të eksploruar mundësi të reja.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy