Mirë se erdhe në Deçan Kapiten Adem Ukëhaxhaj, heroi i Kosovës

by informim

Si gjithmonë i madh Kapiten,i madh dhe i pari në mes shokësh bashkluftëtarë të lirisë,i madhe edhe sot mes burrave e trimave që të dhan roje nderi,vetëm para prindërve ishe edhe sot i vogël, fëmij ,kjo ishte dëshra jote, ani se prindi nuk dëshiron të shof kënd më lartë se fëminë e vet,u ngrite në podiumin e lavdisë dhe të përjetsisë,si shum shokë të tjerë,posaqerishtë në fletët e historisë tonë më të re,por,më sublimja është Liria falë heroizmit tuaj dhe shokëve bashkluftëtarë.

Thonë heronjt kan vetëm ditëlindje,sepse vepra heroike të bën të pavdeshëm,në të djathtë në qendër të Deçanit e ke komandantin hero Salih Çekaj që e pate edhe idol dhe sinonim,bashk tani i bëni roje nderi dhe krenarije Deçanit dhe Kosovës tonë të dashur! Siq u përulëm sot para teje i praruar në bronz do përulemi tërë jetën. Lum Carrabregu që të rriti.

Lavdi Heroi i Kosovës Kapiten Adem Ukëhaxhaj

Nga: Skender Tolaj

Me rastin e 25 vjetorit të rënies së Komandantit dhe Heroit të Kosovës, Adem Ukëhaxhaj, më 2 qershor në Carrabreg të Deçanit, pranë Ambulantes u bë inaugurimi dhe përurimi i bustit të tij.

Kapiten Adem Ukëhaxhaj është figura më e rëndësishme e organizimit ushtarak e profesional në Komunën e Deçanit dhe përtej. Është figurë kyçe e fillimit të luftës popullore dhe institucionale, si hierarki ushtarake mori detyra konkrete dhe bëri realizimin dhe konsolidimin teorik dhe praktik të luftës për çlirim nga okupatori serb, si rast i veçantë në mbarë Kosovën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy