“Pa pjesëmarrjen e serbëve në institucione s’ka normalitet”

by informim

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme.

Një deklaratë të tillë Davenport e ka bërë gjatë një interviste në RTK 2 me gazetaren Bojana Uzunoviq, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të fillimit të kanalit në gjuhën serbe në transmetuesin publik të Kosovës.

banner

„Siç kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që kryetarët e komunave në veri të kenë legjitimitetin e nevojshëm. Sigurisht që edhe misioni ynë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim”, ka thënë Davenport.

Ai tutje ka thënë se situata në veri është shumë e tensionuar. “Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, situata nuk është e qëndrueshme për kryetarët e zgjedhur nga një numër shumë i vogël votuesish. Nga ana tjetër, çdo dhunë është krejtësisht e papranueshme. Fatkeqësisht, pati përplasje dhe sulme në të cilat u plagosën policë, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe gazetarë, në disa raste rëndë. Para së gjithash, duhet të ketë një qetësim të tensioneve dhe një shtensionim të situatës. Siç e kam thënë në disa raste, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit në jetën e përditshme”, ka shtuar Davenport, transmeton RTKlive.

Michael Davenport

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, ai ka thënë se Misioni i OSBE-së e përkrah këtë proces dhe ka qenë gjithashtu edhe i angazhuar aktivisht në aktivitete dhe projekte të ndryshme për zbatimin e asaj që është rënë dakord në dialog. Davenport ka thënë se formimi i Asociacionit është një nga obligimet e shumta në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, si dhe në përputhje me marrëveshjet e reja të shkurtit dhe marsit të këtij viti.

“Duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që i përgjigjet të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me këtë temë shumë komplekse, por edhe të gjitha detyrimet e tjera duhet të zbatohen në përputhje me të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog”, ka vijuar tutje Davenport.

Ai është shprehur optimist se procesi i dialogut Kosovë – Serbi do të përfundojë brenda këtij viti. “Sigurisht që shpresoj, mendoj se të gjithë e kemi këtë shpresë, por mbi të gjitha varet nga angazhimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me zbatimin e gjithçkaje që është rënë dakord. Më duhet të shtoj se duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme, e që lidhet edhe me proceset e anëtarësimit në BE”, është shprehur shefi i Misionit të OSBE-së.

Davenport po ashtu ka përgëzuar dhjetëvjetorin e punës së kanalit RTK2, teksa ka thënp se transmetuesi publik ka një detyrë shumë të rëndësishme për të ofruar informacion në kohë reale dhe të saktë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy