Në Serbi tash e disa ditë janë duke u organizuar protesta kundër presidentin Aleksandar Vuçiq, me moton “Serbia kundër dhunës”.
E një protestë masive është mbajtur edhe ditën e djeshme, ku anëtarët e “Patrullës së Popullit” sulmuan disa njerëz që morën pjesë në këtë protestë.
Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela është përplasur në Twitter, me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, lidhur me këto protesta.
Vela fillimisht shkruajti në Twitter se kështu duken protestat në Serbi që nuk organizohen nga Vuçiqi.
Getting some Maidan vibes from Belgrade ⬇️
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 4, 2023
This is how protests look in Serbia when they are not organized by Vučić and his violent SNS machinery. Peaceful and decent.
A Serbia that is truly democratic and integrated in the EU is a guarantee for peace & stability in the region. https://t.co/r5bq3sYfLX
“Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. Të qeta dhe të denja. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Vela.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Petkoviq pastaj, duke aluduar se protesta në Beograd po i “mbështet” Kurti.
“Mendoni se cili është qëllimi i protestës në Beograd të cilën e mbështet fuqishëm Kurti! Sapo Prishtina bën thirrje për një Maidan të ri dhe gjakderdhje në rrugë, do të thotë se ka mall për qeverinë që do ta njohë “Kosovën”. Mos harroni: nuk do të ketë as Maidan dhe as njohje të Kosovës, derisa Vuçiqi është në krye të Serbisë!”, ka shkruar Petkoviq.
The state of mind of Vučić regime: Paranoia!
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 4, 2023
They can’t get to terms that a lot of people in Serbia are fed up with their lies!
Instead they find “enemies” and “alliances” that don’t exist and promote irrational and fake arguments. https://t.co/68FTVrbtvd
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sërish Blerim Vela, duke thënë se regjimi i Vuçiqit jeton në paranoja.
“Gjendja shpirtërore e regjimit të Vuçiqit: Paranoja! Ata nuk mund të pranojnë se shumë njerëz në Serbi janë të ngopur me gënjeshtrat e tyre! Në vend të kësaj ata gjejnë “armiq” dhe “aleanca” që nuk ekzistojnë dhe nxisin argumente irracionale dhe të rreme”, ka shkruar Vela.