Ukraina sulmohet fuqishëm gjatë natës nga Rusia

by informim

Shpërthime janë dëgjuar mbi kryeqytetin, Kiev dhe në pjesë tjera të Ukrainës. I gjithë vendi sot në mëngjesin e herëshëm u vendos nën alarmet e sulmeve ajrore .

Sipas guvernatorit rajonal, është sulmuar një lagje veriore e qytetit, i cili tha se janë plagosur 17 persona, pesë nga të plagosurit fëmijë të cilët janë dërguar mënjëherë në spital.

banner

Sipas kreut të administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas Kiev, shpërthime janë raportuar edhe në pjesë të tjera të vendit. Sistemet e mbrojtjes ajrore u angazhuan herët të dielën në zmbrapsjen e sulmeve ajrore pranë Kievit.

Zyrtarët në Sumy, në veri të Ukrainës, regjistruan 87 shpërthime të cilat kanë shkaktuar lëndime dhe shkatërrime të infrastrukturës.

Më shumë se një duzinë shpërthimesh u raportuan gjithashtu edhe në qytetet jugore të pushtuara nga Rusia, Berdyansk dhe Melitopol, megjithëse detajet ishin të pakta. Shpërthime janë raportuar edhe në qytetin qendror të Kropyvnitsky.

Një vajzë dy vjeçare është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të dyshuar ajror rus në një zonë të banuar të qytetit qendror të Ukrainës Dnipro. Trupi i saj u nxor nga rrënojat e një shtëpie në komunitetin Pidhorodnenska gjatë natës, tha guvernatori i rajonit.

Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet. Një video e mëparshme e shpërndarë nga presidenti i Ukrainës tregoi shpëtimtarët duke kërkuar mbetjet e një ndërtese dykatëshe. Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.

Në Rusi, zyrtarët thanë të shtunën se dy persona të tjerë ishin vrarë në sulme të reja në rajonin kufitar të Belgorodit.

Autoritetet lokale thanë se Ukraina ishte fajtore, megjithëse vetë Ukraina tha se vdekjet ishin rezultat i përpjekjes së Rusisë për të shënjestruar luftëtarët që kundërshtojnë qeverinë në Moskë.

Ka pasur një sërë sulmesh në rajon në javët e fundit, veçanërisht duke përfshirë një inkursion të madh ndërkufitar në fund të muajit të kaluar, për të cilin Moska tha se përfundoi me vdekjen e 70 sulmuesve.

Kievi mohoi të kishte ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë, duke thënë përsëri se sulmi ishte ngritur nga paraushtarakët rusë.

Në zhvillime të tjera, një ndihmës i ngushtë i Presidentit Zelensky ka thënë se vendi i tij nuk është ende gati për të filluar kundërsulmimin e premtuar prej kohësh kundër ushtarëve pushtues rusë.

Duke folur për gazetën Sunday Times të Mbretërisë së Bashkuar, Dr Ihor Zhovkva fajësoi mungesën e armatimit dhe municionit.

Fjalët e tij dukeshin në kundërshtim me ato të Zelensky, i cili u citua vetëm një ditë më parë duke thënë se Ukraina ishte gati të fillonte manovrën.

Por komentet e paqëndrueshme nga zyrtarët ukrainas mund të jenë një përpjekje e qëllimshme për të ngatërruar Moskën, vuri në dukje Sunday Times.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy