Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kërkojnë Kurtit të mos përshkallëzohet situata në veri

by informim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është vizituar sot nga ambasadori i Francës në Kosovës zoti Olivier Guerot dhe me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, zotin Matthias Conrad.

Zyra e shtypit të kryeministrit në Kosovë bën me dije se gjatë takimit ambasadorët dhe shefi i qeverisë janë dakorduar mbi rëndësinë jetike për mos përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës që tingëllon sikur ka qenë një kërkesë e qartë e dy përfaqësuesve diplomatik. Ndërsa në anën tjeter zyrja e kryeministrit poashtu bënë me dije se kryeministri u ka përcjellur atyre domosdoshmërinë për vendosjen e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në Veri.

banner

“Kryeministri Kurti ka folur për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt. Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen. U theksua gjithashtu nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj”, njofton zyra e kryeministrit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy