DASH-i sërish me kërkesa ndaj Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për ulje të tensioneve

by informim

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapat për të ulur tensionet.

Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, në konferencë për media të hënën, ka thënë se dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it, policëve e gazetarëve është e papranueshme.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve.

“SHBA-ja dënon dhunën e papritur ndaj ushtarëve të misionit KFOR të NATO-s, ndaj Policisë dhe gazetarëve. I bëjmë thirrje gjitha palëve të marrin veprime të menjëhershme për ulje të tensioneve. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta uli nivelin e gatishmërisë së forcave ushtarake të tyre dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të mos sfidojnë ushtarët e KFOR-it e të frenohen nga dhuna. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të siguruar me forcë qasje në objektet e komunave shkaktoi tensione të panevojshme. Kryeministri Kurti e Qeveria e Kosovës duhet të përkujdesen që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre tranzicionale nga lokacione alternative, e po ashtu të tërhiqen njësitet policore nga objektet e komunave. Jemi të angazhuar thellësisht në këtë çështje”, ka thënë Patel.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy