Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpalli qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë dhe ka premtuar se do të shërbejë “në mënyrë të paanshme”.
Pas betimit në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së betimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Turk, Recep Tayip Erdogan e ka prezantuar qeverinë e re me të cilen do ta qeverisë Turqinë në mandatin e ri.
Ai e ka emëruar ministër të jashtëm Hakan Fidan i cili ishte një shef i fuqishëm spiunazhi ndërsa njohësin e tregut Mehmet Simsek e ka emëruar si ministër financash.
Zgjedhja e Erdoganit për të emëruar ish-shefin shërbimit sekret dhe ish-shefin e shtabit në postet e larta të sigurisë sugjeron se presidenti i rizgjedhur do të ndjekë një politikë të orientuar drejt sigurisë.
”Ish-anëtarët e kabinetit të tij do të shërbejnë si ligjvënës në parlament”, tha Erdogan teksa i falënderoi ata për punën e kryer në vitet e kaluara.
”Ne premtojmë se do të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të mbrojtur lavdinë e Republikës Turke dhe për të rritur reputacionin e saj në botë”,-tha Erdogan në një ceremoni në pallatin presidencial në Ankara, ku morën pjesë përfaqësues nga afro 80 vende.