Sezoni 2022/23 në futbollin kosovar mbyllet sot me finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
E në finalen e madhe do të përballen Gjilani dhe Prishtina, finale e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.
Gjilani është në cilësinë e skuadrës vendase në një ndeshje që ka zgjuar interesim të madh dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.
Vendasit kërkojnë të fitojnë trofe pas 22 viteve pritje dhe për më tepër gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë qenë në një finale të Kupës.
Në anën tjetër Prishtina e ka fituar këtë trofe shtatë herë dhe synon triumfin edhe sonte.
Për Prishtinën fitorja do të thotë shumë, pasi do të siguronin daljen në Evropë përkundër se janë duke pritur licencimit pas ankesës në CAS.
Fituesi i Kupës së Kosovës do të luaj direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës që do të thotë më shumë të ardhura financiare.
Nëse Gjilani fiton Kupën e Kosovës atëherë luan në raundin e dytë, derisa në Prishtina triumfon dhe nuk licencohet, atëherë në raundin e dytë shkon Drita si nënkampion.