Haradinaj – Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

by informim

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  iu ka drejtuar kryeministrit Kurti se mos të bëj asnjë vendim më pa amerikanë.

“Mos e bëj më një hap pa amerikanë, mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, nuk je duke e fundosur vetëm vetën, VV-në por je duke e fundosur suksesin e Kosovës, interesin e Kosovës, të arriturat e saj”, ka thënë Haradinaj.

Tutje shtoi se veprimet e kryeministrit Kurti tri herë radhazi janë në shpërputhje me obligimet që dalin në palë të sigurisë.

“Sepse çdo veprim që ka fillluar të ndodh atje (veri) po ka konotacion ‘perniherë’ të sigurisë. Tani nuk mundet as Amerika e as NATO që e kanë bombard Millosheviqin kur ka shkelë të drejta të qytetarëve të Kosovës me ta aprovu ty shkeljen e drejtave të të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

“Unë nuk po them shkeljen e të drejtave të bandave, sepse bandat duhet të dërgohen në burg, dhe në burg e kanë vendin të gjithë ata huliganë”, ka thënë tutje ai.RTVD

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy