Pjesëtarët e Wagnerit zënë rob nënkolonelin rus, pretendojnë se urdhëroi vendosjen e minave për t’i hedhur në erë luftëtarët e Prigozhinit

by informim

Mercenarët e Wagner pretendojnë se kanë kapur një nënkolonel të ushtrisë ruse, i cili i urdhëroi ata të granatonin pozicionet e tyre.

Pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner, pretendojnë se kanë kapur një nënkonlonel të ushtrisë ruse, i cili sipas tyre urdhëroi të granatoheshin pozicionet e tyre luftarake si dhe vendosi mina në rrugët që qonin drejt pozicioneve të tyre.

banner

Madje kreu i këtij grupi famëkeq, Yevgeny Prigozhin publikoi një video, me të cilën pretendohej se shfaqte luftëtarët e tij duke larguar minat që ishin vendosur nga ushtria ruse, dhe kishin për qëllim të hedhin në erë pjesëtarët e grupit të tij mercenar.

Prigozhin këmbëngulë dhe personeli ushtarak me urdhër të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, kishte mbushur fushat me mina, e ato fusha përdoreshin si kanal për qarkullimin e luftëtarët të Wagnerit.

Me këtë ai thotë se donin t’i hidhnin në erë mercenarët e tij, që kryesisht janë ish-të burgosur për vepra nga më të rëndat si përdhunimi, vrasja e deri te kanibalizmi.

Deri më tani nuk dihen se cilat janë kushtet për lirimin e tij, por një gjë është e sigurt që Prigozhin nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka kritikuar vazhdimisht eprorët e lartë ushtarakë të ushtrisë ruse e në veçanti ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të cilin thotë se nuk i ka dërguar municion e armë pjesëtarëve të tij.

Shefi i Wagnerit shkoi tutje, duke theksuar se mos dërgimi i armëve dhe municioneve për luftëtarët e tij, vetëm sa ka dobësuar pozicionet e tyre luftarake në qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy