Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Ike” – protagoniste në klip është ish e dashura e tij ruse

by informim

Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhon, ka paralajmëruar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Ike” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ka ndarë me ndjekësit një insert të shkurtër nga videoklipi.

Protagoniste në klip është edhe ish-e dashura e tij me origjinë ruse, Ariana Lirey.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe për ndarjen e tyre, duket se kanë bashkuar forcat këtë herë në një projekt.

“Ike është vepër e jo hajgare. Tregu ynë ka pas nevojë për këtë këngë kështu që pritni këtë javë bombën”, ka shkruar reperi në një postim në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një pjesë, Ariana shihet e veshur me fustan nusërie dhe ky klip siç dihet u realizua në Mal të Zi.

Ata vitin e kaluar u ndanë, gjersa përmes rrjeteve sociale ‘shpërthyen’ edhe në akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy