Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka thënë se ata janë të gatshëm të hapin bisedimet me Chelsean për një marrëveshje të re me Romelu Lukaku.
Lukaku e ka kaluar këtë sezon 2022/23 si i huazuar te Interi nga Chelsea.
Përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, Marotta komentoi dyshen e sulmesve Lukaku dhe Edin Dzeko.
“Kontrata e Dzekos po përfundon dhe Lukaku është vetëm në huazim, ai nuk është lojtari ynë”.
“Ne jemi të lumtur të fillojmë negociatat e reja me Chelsean, por kjo është një gjë e vështirë për t’u parashikuar tani, pasi ne do të ulemi me hierarkinë e klubit dhe do të planifikojmë sezonin e ardhshëm”.
“Ata janë të dy profesionistë të mëdhenj dhe lojtarë të shkëlqyer”, përfundoi drejtuesi i Interit.