Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për ndërkombëtarët, mediat e qytetarët

by informim

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka paralajmëruar se kryeministri Albin Kurti shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat dhe qytetarët për kërkesat e fundit pas tensioneve në veri.

Çeku ka thënë se mbajnë takime të rregullta të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kanë diskutuar shumë çështje, përfshirë edhe tensionet e fundit në komunat veriore.

banner

“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Këtu është ndërtesa e Qeverisë. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë Çeku në konferencë për media të mërkurën.

Ndërkombëtarët po kërkojnë që Kosova ta largojë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy