Enrique Iglesias më 30 qershor performon për herë të parë në Tiranë

by informim

Pak pasi i konfrimua se ylli latin, Ricky Martin do të mbaj koncert madhështor në Tiranë më 20 korrik, tashmë një tjetër artist me famë botërore do të mbaj një të tillë.

Bëhet fjalë për këngëtarin tjetër nga Spanja, Enrique Iglesias, i cili pritet të performojë në kryeqytetin e Shqipërisë më 30 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Foto: Getty

“Vallëzojmë me yllin tjetër Enrique Iglesias në 30 qershor në Tiranë”, ka shkruar Rama në postimi.

Theksojmë që artisti 48-vjeçar njihet për hite “Bailamos”, “Hero”, “Subeme la radio”. “Ring My Bells” e shumë të tjera.

Kujtojmë që Tirana ka qenë nikoqir i koncerte të shumë yjeve ndërkombëtare si: Dua Lipa, Rita Ora, Maluma, Nikos Vertis.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy