Iron Dames, e ardhmja në timon u përket grave

by

Në njëqindvjetorin e 24 orëve të Le Mans këtë fundjavë, një ekip vetëm femrash po ndryshon historinë e automobilizmit. Ata quhen Iron Dames dhe ngasin, me Lamborghini dhe Porsche, për të qenë një frymëzim

Qëllimi ishte menjëherë i qartë: “Të kemi më shumë femra në botën e motorëve”. Déborah Mayer, sipërmarrëse franceze, shofere dhe presidente e Komisionit të Grave në Motorsport të FIA (Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit), krijoi Iron Dames, një ekip vetëm femra në vitin 2018. Motoja është Race to inspire, garo për të qenë një frymëzim për të gjithë. Jo vetëm ato që duan të bëhen shofere, por edhe ata që duan të punojnë në botën motorike në role të tjera. “Ne u themi të gjithave, të rejave dhe jo vetëm, të hedhin hapin e parë dhe të provojnë, jo vetëm në motorë, por në të gjitha fushat. Industria e motorëve shpesh perceptohet si mashkullore, por kur shikojmë rreth nesh, nuk e kuptojmë se ka gjithnjë e më shumë gra në shesh në role të ndryshme. Ne duam edhe më shumë: brenda dhe jashtë makinave”.

banner

“Nuk ka femra në mesin e pilotëve të Formula 1. Ka pasur femra testuese shofere dhe ka femra në kategori të tjera. Ne shohim gjithnjë e më shumë prej tyre. Njerëzit po shohin gjithnjë e më shumë se ne jemi atje dhe se jemi në podium në një sport, i cili, si lundrimi apo kalërimi, u mundëson burrave dhe grave të konkurrojnë në baza të barabarta dhe në të njëjtën kohë”. Stereotipi për të vozitur si një grua, i rëndë si vdekja: “Duhet ta marrësh si kompliment. Nëse shikoni statistikat, femrat kanë më pak aksidente sesa meshkujt. Në gara i shohim shumë të koncentruara dhe statikisht kanë më shumë gjasa të përfundojnë garën”.

A është ende problem dukshmëria?: “Po, dhe unë i drejtohem gjithmonë si president i komisionit të FIA-s për gratë. Ne duhet t’i sjellim gjeneratat e reja drejt këtij sporti që të kenë ndërgjegjësim dhe shikueshmëri. Kur lindi Iron Dames ishim 5 gra, tani jemi 28 dhe ky është një projekt afatgjatë”. Përveç numrave, si ka ndryshuar që nga viti 2018? “Sigurisht që perceptimi i grave në botën e motorëve ka ndryshuar dhe përmirësuar. Në fillim ishin të sjellshëm, por qeshën pak me ne. Tani të gjithë të përfshirët trajtohen me shumë respekt. Ajo që ka rëndësi për ne është pozitiviteti i projektit: jo një kundërshtim midis burrave dhe grave, por hapësirë ​​për të gjithë të konkurrojnë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy