Jain: Nuk ka rrugë të shkurta për në BE

by informim

Brukseli ndjek nga afër zhvillimet në sundimin e ligjit në vend, tha ambasadorja suedeze, Ami Larson Jain, vendi i të cilës kryeson presidencën e radhës së BE-së. Në tribunën e Institutit për Politika Evropiane, kushtuar kapitullit të negociatave për sundimin e ligjit, ambasadorja tha se duhet të sigurohet pavarësia e gjyqësorit.

“Më duhet të pranoj se kam dyshime nëse aktorët në gjyqësor dhe politikë e kanë të qartë se sa nga afër BE ndjek proceset e sundimit të së drejtës. Mesazhi im është se nevojitet një angazhim i fortë nga të gjitha subjektet për luftë kundër korrupsionin. Nuk ka rrugë të shkurtë në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Ami Larson Jain – Ambasadore e Suedisë.

banner

Sipas njeriut të parë të Institutit, Simonida Kacarska, në negociatat e anëtarësimit midis Shkupit dhe Brukselit, gjyqësori do të jetë një nga fushat më të vështira. Ajo si shembull përmendi zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor që me siguri do të shënohen në Raportin për vendin. Megjithatë, në përgjithësi për reformat në këtë fushë, apeloi të ndërtohet konsensus në shoqëri.

“Shumica e dy të tretave do jetë e domosdoshme për ligjet, por konsensusi në shoqëri do të jetë i nevojshëm për zbatimin e çdo reforme afatgjatë në kontekstin e aderimit. Prandaj, është shumë e vështirë të shohim negociata efektive, duke përfshirë sundimin e ligjit, pa pasur konsensus minimal”, tha Simonida Kacarska – Instituti i Politikave Evropiane.

Ndryshe, një pjesë e analistëve malazezë që ndanë përvojën e tyre gjatë negociatave 11 vjeçare thanë se Brukseli është veçanërisht i interesuar për luftën kundër korrupsionit të lartë.

“Poenta e metodologjisë së re që do të zbatohet drejtpërdrejt për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është të keni përparim thelbësor në kapitujt e tjerë, siç ndodhi, për shembull, në Malin e Zi, por ndërkohë nuk kishte hapa vendimtarë në kapitullin e sundimit të ligjit, atëherë gjithçka është në fazë ngecje, tash tre vjet”, tha një femër.

Kapitulli negociues 23 që ka të bëjë me sundimin e ligjit, sipas rregullit, hape i pari, ndërsa mbyllet i fundit, gjegjësisht para anëtarësimit në Union.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy